Policia turke të dielën ka arrestuar Zeljko Bojanic, një bos mafioz serb, në lagjen Sarıyer të Stambollit.
I kërkuar me një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe i implikuar në kontrabandën e drogës, Bojaniç u akuzua gjithashtu për vrasjen e serbit Risto Mijanoviç, shkruajnë mediat e huaja.
Skuadrat e policisë gërmuan oborrin e vilës ku fshihej Bojanic, duke dyshuar se aty mund të varrosej trupi i Mijanoviqit.
Vetë Mijanoviç ishte një anëtar i klanit kriminal Skaljari, i cili ishte “në armiqësi” me klanin Kavac të Bojanic që nga viti 2014.
Ndrzyshe, klani Kavac u fajësua për vrasjen e bosit të Skaljarit, Jovan Vukotiç në Stamboll në shtator.
Transmetuesi turk CNN Türk raportoi se Bojaniç, i cili njihet me pseudonimin “Boris”, ishte ndër 45 kriminelët më të kërkuar të Evropës dhe hyri në Turqi me një pasaportë false që mbante emrin “Andelew Belchew Jordan”.
Ndërkohë mediat kanë raportuar se anëtarët e një bande turke, kreu i së cilës po mbahet në Itali, janë paguar rreth 1 milion euro (975,495 dollarë) për vrasjen e Vukotiçit.
Vukotiç, i kërkuar nga Serbia, u kap në Turqi tre vjet më parë dhe u ekstradua në Serbi, ku u lirua pas një gjyqi.
Ai me sa duket u kthye në Turqi me një ID dhe pasaportë false, si Bojanic. Rreth 50 njerëz janë vrarë në grindjet e dy klaneve që nga viti 2014.
Burimi: GAZETA.MK