Për shkak të vizitës zyrtare të Kryetares së Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës Zvicerane, Irene Kelin, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Departamenti për Siguri në Komunikacionin Rrugor në kuadër të SPB Shkup nesër, pasnesër dhe të premten do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në disa rrugë të qytetit të Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme, për këto arsye, apelon tek të gjithë përdoruesit e rrugës që t’u binden urdhrave të policisë për të garantuar qarkullim të sigurt dhe të qetë.