Në natën e ndërrimit të viteve në Klinikën e Toksikologjisë janë pranuar 22 pacientë të dehur, më i vogli prej të cilëve 14 vjeç.
Ridvan Bajrami, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë, tha se mbrëmë në klinikë janë pranuar gjashtë femra dhe 16 meshkuj në gjendje të dehur.
“Fatkeqësisht dominon popullsia e re, të mitur nga 14 deri në 18 vjeç. Të gjithë janë trajtuar në ambulancë dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak”, tha Bajrami.