Në fshatin Falisht të Tetovës do të ndërtohet staticoni i filtrimit për ujërat e zeza, informoi kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, njofton Portalb.
Në takimin e sotëm të Kasamit me ambasadorin e BE-së në Shkup, David Geer, temë e diskutimit ka qenë edhe qenë realizimi i projektit të kolektorëve.
Sipas Kasamit, siç njoftojnë nga Komuna e Tetovës, ky projekt ka mbështetjen nga BE dhe se komuna do të angazhohet që projekti sa ma shpejt të përfundoj.
Në takim, gjithashtu është biseduar edhe për procesin integrues, ku Kasami ka theksuar se Besa do ta mbështes deri në fund këtë proces.
“Ishte nder dhe kënaqësi të realizoja takim me ambasadorin e BE-së në Shkup, David Geer. Temë e diskutimit ishte realizimi i projektit të kolektorëve dhe stacionit të filtrimit në fshatin Falisht. Ambasadori Geer shprehu mbështetjen e tij të plotë në realizimin e projektit deri në fund. Gjithashtu, ambasadorin e sigurova se të gjitha procedurat e nevojshme nga ana e Komunës së Tetovës do të realizohen në kohë. Si kryetar i Lëvizjes BESA, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit politike, ku edhe njëherë sigurova ambasadorin e BE-së se Lëvizja BESA do t’i jep mbështetje të plotë procesit integrues deri në fund”, ka potencuar Kasami.
Burimi: portalb.mk