Në të gjithë Dibrën akset e kalueshme, energjia elektrike rikthet në normalitet

Temperaturat  ekstreme të motit krijuan mjaft probleme Bulqizë e Dibër, që nga e hëna kur edhe nisi ulja e ndjeshme e temperaturave.

Akulli ka mbuluar rrugët e sheshet e qytetit, ndërsa situata është drejt përmirësimit.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se tanimë të gjitha zonat e qarkut kanë akses në rrugë, dhe energjia elektrike është rikthyer.

“Për fat të mirë kemi stabilizuar furnizimin me energji elektrike. Të gjithë konsumatorët furnizohen me energji elektrike. Akset janë të hapura, temperaturat janë  të ulëta, por lajmi i mirë është se nga sot temperaturat do rriten.”

Sipas prefektit deri më tani nuk është paraqitur asnjë emergjencë shëndetësore.

“Nuk ka mungesë të ujit të pijshëm. Normal në mëngjes çezma ngrin para shtëpisë, por këto janë gjëra normale që ndodhin në temperatura minus 15, minus 16. Nuk kemi raportime për të sëmurë dhe emergjenca shëndetësore.”

Rritja e temperaturave që ka nisur nga e enjtja pritët që të normalizojë situatën në të gjithë vendin tonë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Besart Berisha i jep fund karrierës si futbollist

Story i radhës

​AKK: Situata me pandeminë është duke u përkeqësuar, reforma në arsim të fillojë nga komunat

Të fundit nga