Në takimin e nesërm të liderëve do të marrin pjesë edhe krerët e dy partive më të reja politike

Në takimin e nesërm të liderëve në Kuvend do të marrin pjesë edhe liderët e dy partive më të reja politike në bllokun politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Në një prononcim për TV21, kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi tha se nesër do të jetë prezent në takimin e liderëve në Kuvend.

“Po, do të marrë pjesë në takim sepse aty do të diskutohen çështje që janë të rëndësishme për vendin tonë dhe proceset politike, pasi që në këtë takim pjesë e diskutimit do të jenë eurointegrimet, Kodi zgjedhor dhe datat e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare”, tha Zejdi në përgjigje për TV21.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha shkurt tha se do të jetë i pranishëm në takimin e nesërm

“Po kam ftesë dhe do marr pjesë”, tha shkurt Hoxha për TV21.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Lecce barazon në fund! Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë

Story i radhës

Kodra e Diellit përgatitet për sezonin e skijimit

Të fundit nga