Në Tabanoc vendoset tabela e parë për Shiritin e Gjelbër për Ballkanin e Hapur – ofrohet qarkullim i shpejtë për transportuesit

March 19, 2022
1 minut lexim

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të Maqedonisë së Veriut, Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut ka vendosur tabelën e parë Shiriti i gjelbër për Ballkanin e Hapur i cili është një nga projektet e para të nismës që jep rezultat konkret dhe të dukshëm për qarkullim më të shpejtë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit.

Përfitimi më i rëndësishëm i Shiritit të Gjelbër për kompanitë dhe transportuesit, si dhe për operatorët ekonomikë të autorizuar nga Ballkani i Hapur është reduktimi i kohës së pritjes në pikat kufitare. Kjo mundësohet nëpërmjet prioritetit në kalimin dhe zbatimin e procedurave doganore me kontrolle të shkurtuara dhe të lehtësuara fizike dhe dokumentative.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LSDM: Çmimet për ushqim janë stabile, çmimet e derivateve të naftës po ulen

Story i radhës

Inter ka në plan që të bëjë ndryshime të mëdha në sulm

Të fundit nga

ShkoLartë