Në “Tabanoc” pritet deri në një orë, në “Bogorodicë” deri në 30 minuta

1 minut lexim

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit sot në mëngjes është rritur. Në VK Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 40 deri në 60 minuta, ndërsa në VK Bogorodicë është 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Chelsea interesohet për Aubameyangun

Story i radhës

Letër publike shteteve dhe ambasadorëve të QUINT-it

Të fundit nga