Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko njoftoi se 1 civil ka humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve raketore që ushtria ruse ka kryer ndaj qytetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria e tij në Telegram, Klitschko njoftoi mbi zhvillimet e fundit rreth sulmeve ruse të kryera sot ndaj Kievit.
Lidhur me shpërthimet e ndodhura në lagjet Solomyansk, Pechersk dhe Holosiivsk të Kievit, Klitschko tha: “Si pasojë e sulmit të Rusisë ndaj objektivave civile në kryeqytet ka humbur jetën 1 civil dhe 20 të tjerë janë plagosur. Nga të plagosurit 14 persona janë dërguar në spital ndërsa për 6 të tjerë ekipet shëndetësore kanë ndërhyrë në vendngjarje”.
Ai theksoi për shkak të sulmeve janë është infrastruktura civile në disa pika të kryeqytetit.
Sipas mediave ukrainase, shpërthime janë dëgjuar edhe në qytete të tjera të vendit.