Në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës gjatë natës u vranë 110 palestinezë

Të paktën 110 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë u vranë gjatë natës në sulmet izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Pavarësisht thirrjeve në rritje nga bota për ndalimin e masakrës civile, forcat izraelite vazhdojnë të bombardojnë Gazën pa bërë dallime.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se janë goditur 400 objektiva (pika) që ndodhen në lagje të ndryshme në Rripin e Gazës.

Në deklaratë teksa pretendohet se lokacionet e goditura janë “objektiva të Hamasit”, nuk flitet për vdekjet civile përfshirë edhe foshnjet.

Ushtria izraelite në deklaratën e saj tha se një prej objektivave është xhami.





Story i mëparshëm

Mot kryesisht me diell, temperatura deri në 28 gradë Celsius

Story i radhës

FNSH zbarkon në Elbasan, kontrolle për persona të shpallur në kërkim

Të fundit nga