Struga Trim Lum përgatitet për fitoren e katërt rresht në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe Shkëndija mobilizohet që të vazhdojë serinë e mirë.
Ndeshja do të luhet në Strumicë, pasi që Shkëndija e ka terrenin e suspenduar.
“Derbi ndeshjen e javës së katërt kundër Shkëndijës së Tetovës do ta zhvillojmë në Strumicë, në stadiumin e Akademia Pandev.
Ndeshja në fjalë në program është me datë 28 gusht me fillim në ora 16:00”, njofton FC Struga Trim Lum.
Struga kryeson renditjen me 9 pikë dhe Shkëndija është në vende të tretë me 7 sosh.