Në stadium ndodhej edhe nëna e tij, gazetari tregon detaje nga vdekja e futbollistit shqiptar

Në stadium ndodhej dhe nëna e tij”- gazetari zbulon detaje nga vdekja e futbollistit shqiptar: Ra pandjenja në minutën e 4-t, ambulanca erdhi me vonesë

Gazetari shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria, ka zbuluar detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar, Aleksandër Llambi.

Përmes një postimi në facebook gazetari zbulon se futbollisti ra pandjenja në fushën e blertë në minutën e katërt të takimit dhe u deshëm rreth 15 minuta që të mbërrinte autoambulanca.

Gjithashtu ai shton se në stadium ka qenë dhe e ëma e futbollitstit, e cila përjetoi momente mjaft të rënda duke parë atë që i ndodhi të birit të saj.

 “Në stadium ndodhej edhe nëna e tij…Një tragjedi në familje shqiptare.

Sot është ndarë nga jeta  futbollisti shqiptar 21-vjeçar Aleksandër Lambi. Ish-futbollisti Apolon i Smirnit, por që luante huazim tek ekipi i kategorisë së 3-të greke IliupolI.

Futbollisti ka humbur ndjenjat në minutën e 4-t të takimit.”

“Loja ka filluar në mungesë të ambulancës dhe mjekëve. Ambulanca ka ardhur me 15 minuta vonesë në stadium, në një kohë kur për 20 minuta të ndjerit po i jepej ndihmë. Ne stadium ka qenë duke ndjekur ndeshjen edhe nëna e të ndjerit. U prehsh në paqe, qoftë i lehtë dheu për ty Aleksandër Lambi”, shkruan gazetari.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Николоски: Ние имаме резерви за „Отворен Балкан“, а ДУИ ја поддржува иницијативата

Story i radhës

Konfirmohet sezoni i dytë i “Big Brother VIP”!

Të fundit nga