Për herë të parë në historinë e spitalit tonë më datë 13.09.2023 u realizua intervenimi i parë i thyerjes së gurit në kanalin urinar nëpërmjet Holmium Laserit.
Guri në pjesën lumbale te kanalit urinar të majtë 17×8 mm me pasojë hidronefroze të veshkut të majtë dhe u bë dezintegrimi (thyrja dhe grimcimi) i plotë i gurit në kanalin urinar të pacientes 41 vjeçare.
Ky intervenim u realizua falë urologëve të spitalit të përgjithshëm “Dr.Ferid Murad” edhe atë;
Prim.Dr Ylber Ademi, Dr.Gazi Mustafa, Dr.Afrim Saliu, Dr.Skender Veliji, Dr.Burim Saliu si dhe anesteziologëve Dr.Dashurie Kaprolli dhe Dr.Sadri Zeqiri, nën mbikqyrjen dhe ndihmën e Prof. Dr Skender Saidi nga klinika e urologjise ne Shkup.
Pacientja sot u lëshua në shërim shtëpiak në gjendje tepër të mirë shëndetësore.