Në spitalin e Ferizajt nuk ka të hospitalizuar me Covid19

Pavaresisht rritjes së rasteve pozitive me Covid 19 asnjë qytetar nuk është hospitalizuar kanë bërë të ditur në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Dr. Hajdin Lata – Pulmolog tha se momentalisht në Spitalin Regjional të Ferizajt nuk ka pacient të hospitalizuar me covid 19.

“Mirëpo kemi raste ambulatore të cilët vijë për trajtim ,arrin terapinë adekuate dhe lirohen në shtëpi me dhe rekomandohen që të lajmërohen në qendrën emergjente në çdo kohë nëse ata kanë nevojë për trajtim të mëtutjeshëm”

Në spitalin e Ferizajt thanë se në çdo moment në rast të rritjes së numrit për trajtim nga Covid 19 janë të gatshëm për ofrimin e ndihmës.

“Ne si spital jemi në gatishmëri të vazhdueshme sa i për ketë Covid 19 duke marrë parasysh që tani më kemi bërë përvojë trajtimit të pacientëve me Covid 19 varësisht prej situatës epidemiologjike në terren je bëjmë edhe transformime të reparteve” tha ai.

Në qendrën e vaksinimit në Ferizaj deri më tani vetëm 40 qytetare mbi moshën 60 vjeçare kanë marrë dozën e katërt kundër covid 19.

Dr. Drita Nazifi Emini përgjegjëse në qendrën e vaksinimit, tha për RTK se deri tani kemi të vaksinuar një numër të qytetarëve 123.588 qytetarë prej tyre me doza të para

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ky është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë

Story i radhës

Dy shenja që nuk do t’i shoqërojë fati gjatë gushtit: Mësoni për kë ky muaj nuk do të jetë i mirë!

Të fundit nga