ne shtepine muze te nenes tereze mungon prejardhja dhe ciceroni 63d701c34c84a

Në shtëpinë-muze të Nënës Terezë, mungon prejardhja dhe ciceroni

January 29, 2023
1 minut lexim

Në Shkup është shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës. Por, në këtë shtëpi nuk është e shkruar prejardhja e saj.

Këtë gabim e pranojnë nga udhëheqësit e kësaj shtëpie-muze, por thonë se do të reagojnë. Gjithsesi në këtë shtëpi-muze nuk ka ciceron shqiptar.  Krejt çka thuhet është në gjuhën maqedonase.

Në hapësirat e saj mungon identiteti kombëtar shqiptar i shkupjanes së shenjtëruar.

Drejtuesit e rinj të këtij muzeu e pranojnë këtë padrejtësi të bërë nga udhëheqja e kaluara, duke u zotuar se së shpejti në muret e kësaj shtëpie, do të shkruhet se Nëna Terezë ka prejardhje shqiptare.

Shtëpia-muze e Nënës Terezë nuk ka të punësuar as cicëron shqiptar. Këtë punë, sipas kërkesës së vizitorëve, e kryen bashkëpunëtorja për marrëdhënie me publikun.

Sipas drejtuesve të këtij institucioni, shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë është muzeu më i vizituar në Maqedoninë e Veriut. Ajo për çdo vit vizitohet nga rreth 100 mijë turistë.

Nëna Terezë u lind më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup. Tërë jetën e saj, ajo ua kushtoi familjeve të varfra dhe personave të sëmurë.

MARKETING

RENT A CAR

dosja mcgonigal ligjvenesi republikan ngre shqetesimin ceshtja kalon ne kongresin amerikan 63d6febfd758e
Story i mëparshëm

Dosja “McGonigal”- Ligjvënësi republikan ngre shqetësimin, çështja kalon në Kongresin Amerikan

9 marreveshje te vogla qe bejne ciftet qe krijojne martesa te lumtura 63d703341abf4
Story i radhës

9 marrëveshje të vogla që bëjnë çiftet që krijojnë martesa të lumtura

Të fundit nga

ShkoLartë