Në shtëpi patën përplasje, por çfarë mendon Xheisara për Einxhel

January 26, 2022
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur, Xheisara Frisku, pati një rrugëtim të shkurtër në “Big Brother VIP”. Megjithatë aq mjaftoi që ajo të krijonte ‘përplasje’, si edhe marrëdhënie të mira.

Kujtojmë se ajo pati një përplasje me Einxhel, sa arriti deri në atë pikë ku u shpreh se nuk e duronte dot.

“Në rastin konkret në muhabetin me Einxhel, realisht e kam menduar nga jashtë që do të ishte më suportuese. Kam ardhur brenda dhe kam parë që është shumë e përfshirë në lojë.E ka, duruar për një jave duke më hedhur kunja lart e poshtë, sepse më ka hedhur kunja pafund. Jam përtypur. Meqë doli, reagova. Po mos të kishte dalë, nuk do të kisha reaguar. Nuk bie pre e provokimeve të këtyre unë”, tha ajo.

Mesa duket pas daljes, ish-banorët çdo gjë e shohin ndryshe. Në një pyetësor, Xheisarën e kanë pyetur se ç’mendon për Einxhel dhe ajo ka shkruar se Einxhel është super vajzë me super karakter dhe super e dashur.

Image

Postimi nga Xheisara Frisku

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Holanda hap restorantet, teatrot dhe muzetë pavarësisht shtimit të rasteve

Story i radhës

Të gjithë të “çmendur” për shqiptarin, vjen oferta 40 milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë