Rritja e çmimit të naftës sërish me 60 lekë ka bërë që Partia e Lirisë të karkojë shkrirjen e Bordit të Transparencës. Deputeti Petrit Vasilit sjell shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi, vende të cilat e kanë më të ulët çmimin e naftës se në vendin tonë.
Sipas tij në këto dy vende të rajonit çmimi është 170 lekë për litër, ndërsa në Shqipëri rritet në mënyrë të vazhdueshme.
Vasili thotë se vjedhja përmes Bordit po konsumohet sheshit, ndaj thekson se dy janë zgjidhjet: “Shkrirje e menjëhershme e Bordit te Hajduteve dhe ulja e taksave qe rendojnë mbi naftën”.
Reagimi i Vasilit
Maqedonia dhe Mali i Zi pasqyra, ku shihet qarte fytyra e Bordit te Hajduteve
Bordi i Hajduteve Qeveri+Oligarki rriti dje perseri ne menyre mafioze çmimin e Naftes me 6 lek.
Ndonese çmimi i Naftes ne Bursa bie deri me poshte se para luftes Bordi me urdher te Oligarkeve vazhdon rritjen.
Justifikimet e Bordit jane te nje paturpesie te padegjuar.
Shikoni çmimet ne Maqedoni e Mal te Zi.
Po mire mo Bordi i Hajduteve, po kjo Maqedonia nuk i sheh Bursat, qe çmimin e Naftes nuk e leviz nga 90 denare( rreth 170 lek).
Po mire mo Bordi i Hajduteve, po Mali i Zi nuk i sheh keto Bursa qe e mban çmimin e Naftes edhe nen 170 lek.
Vjedhja permes Bordit po konsumohet sheshit.
Ka vetem dy zgjidhje qe nuk presin më:
🟥 Shkrirje e menjehershme e Bordit te Hajduteve
🟥 Ulja e taksave qe rendojne mbi Naften.
P.S Fotot jane te çmimeve dje ne Maqedoni dhe Mal te Zi.