ne shkup u marshua per tragjedine e kocanit drejtesi per viktimat dhe mjaft ishte ne sistemi eshte i radhes 67e1de665eb2a

Në Shkup u marshua për tragjedinë e Koçanit: “Drejtësi për viktimat” dhe “Mjaft ishte ne, sistemi është i radhës”

March 25, 2025
1 minut lexim

Me tre minuta heshtje, vendosjen e luleve dhe ndezjen e qirinjve për viktimat në Koçan, filloi Marshi i sontëm, i organizuar nga Lëvizja qytetare “Kush është i radhës?”. Pjesëmarrësit u mblodhën në sheshin “Maqedonia”, prej ku, përmes “Portës së Triumfit” u drejtuan drejt Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ata brohorisnin “Mjaft ishte vdekje”, “Kushdo tjetër, mund të jenë të radhës”, “Drejtësi për viktimat” dhe “Mjaft ishte ne, sistemi është i radhës”. Mund të shihen edhe pankarta ku shkruan “Sa ryshfet duhet për të rikthyer viktimat”, “nuk ka heshtje, vetëm drejtësi”,…

Është paraparë që qytetarët të mblidhen në parkun “Gruaja luftëtare”, përballë Kuvendit dhe Spitalit të Qytetit. Prej aty, ata do të bëjnë homazhe për punonjësit e shëndetësisë me një duartrokitje pesëminutëshe.

Marshi pastaj duhet të vazhdojë drejt hotelit “Holidej In”, të kalojë mbi urën “Filipi i Dytë” dhe përmes bulevardit Goce Dellçev të arrijë para Qeverisë, ku do të ketë tubim, 16 minuta heshtje për viktimat dhe fjalime.

“Kush është i radhës?” në paralajmërim për marshin njoftoi se është ekskluzivisht kundër çdo lloj dhune dhe provokime, e njëheri distancohet nga çdo thirrje, brohoritje (fjalë të urrejtjes) ose sjelljes me qëllim të prishjes së rendit publik dhe paqes.

“Ndalohen shenja partiake, pasi protesta është iniciativë qytetare dhe nuk guxon të partizohet. Pjesëmarrësit t’i respektojnë instruksionet e ruajtësve të rendit, të shmangin çdo lloj provokimi, të mos mbahen sende të ashpra, armë, piroteknikë dhe të mos hudhen mbeturina”, thonë nga “Kush është i radhës?”.

Prej aty shtojnë se ndalohet shkatërrimi i pronës publike dhe private.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vrasjet ne vushtrri gold ag shtyn publikimin e kenges se re 67e1da2c57eb3
Story i mëparshëm

Vrasjet në Vushtrri, Gold AG shtyn publikimin e këngës së re

peter szijjarto ukraina nuk mund te anetaresohet ne be perpara vendeve te ballkanit perendimor 67e1de68eb75b
Story i radhës

Péter Szijjártó: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në BE përpara vendeve të Ballkanit Perëndimor

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë