Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 131 gjoba nga punonjësit e MPB-së, ndër të cilat 18 sanksione për ngasje me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 25 gjoba për drejtim mjeti pa patentë shofer, 14 gjoba për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Shtatë gjoba janë vendosur për automjetet e paregjistruara, tre sanksione për shofer fillestar, tetë sanksione për përdorimin e celularit, shtatë masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafor të kuq).
Nga MPB bëjnë me dije se vazhdojnë kontrollet e aksionit të intensifikuar në Komunikacion.