Në Shkup filloi xhirimi i serialit të ri turk “Ninulla ballkanike”

May 16, 2022
1 minut lexim

Në Shkup kanë nisur xhirimet e serialit të ri turk “Ninulla ballkanike”, i cili do të shfaqet në televizionin shtetëror të Turqisë, TRT 1, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas producentëve të serialit, xhirimet kanë nisur më 14 maj, ndërsa në filmin serik do të shfaqen rrëfimet e sinqerta dhe të gëzueshme të popujve ballkanik. Ky film serik do të shfaqet në TRT 1 gjatë verës.

Seriali do të tregojë rrëfimin e dashurisë së dy të rinjve të nacionaliteteve të ndryshme në Shkup, i cili për 600 vjet ishte një qytet osman, ku së bashku jetojnë kombësi të ndryshme, si turq, shqiptarë, maqedonas. Do të tregohet beteja e tyre në drejtim të asaj që në emër të dashurisë ta arrijnë atë që është e pamundur.

Producentët e serialit janë Yalçın Arı dhe Uğur Uzunok, regjisor është Doğan Ümit Karaca, ndërsa skenarist Uğur Uzunok. Muzika e serialit do të punohet nga Alper Atakan.

Në rolin kryesor do të luajnë aktorët turq Erdal Özyağcılar, Özlem Türkad, Emre Bey dhe Merih Öztürk, ndërsa aktorët dhe aktoret tjerë, përfshirë aktorë nga Maqedonia e Veriut, janë Hakan Boyav, Can Kolukısa, Suzan Akbelge, Sarp Bozkurt, Gözde Çığacı, Deniz Gürkan, Emine Halil, Burak Rahman, Süleyman Kara, Kaan Turgut dhe Erman Saban.

Ndër të tjera, Erdal Özyağcılar, një nga personazhet kryesore të serialit, ka bërë një shëtitje nëpër qendër dhe Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku ka përshëndetur banorët.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

(VIDEO) Sindikata dhe Ministria e Arsimit nesër pritet të arrijnë marrëveshje për pagat

Story i radhës

Perisic arrin marrëveshje me Chelsean

Të fundit nga

ShkoLartë