Në Shkup filloi manisfetimi kulturor-shkencor “Ditët e Bogdanit

December 5, 2022
min lexim

Sot në Shkup filloi manisfetimi
kulturor-shkencor “Ditët e Bogdanit”, organizuar nga ITSHKSH, redaksia
e botimeve Drita (Ipeshkvia e Kosovës) dhe Instituti “Ali Hadri” i
Prishtinës”, i cili do të përfiundoj nesër në Prishtinë me një akademi
solemne kushtuar figurës së Pjetër Bogdanit.
Manifestimi i sotëm filloi me vënien e luleve të freskëta pranë
shtatores së Pjetër Bogdanit që ndodhet përballë Parlamentit të
Maqedonisë, një homazh ky do organizohet çdo 5 dhjetor, që përkon me
evokimin e 6 dhjetorit të vitit 1690, ditën kur ai i mbylli sytë
përgjithmonë në Prishtinë.
Më pas manifestimi u transferua në ITHSKSH, ku edhe u mbajt tryeza
shkencore , në të cilën studiues nga Shkupi, Prishtina e Tirana me
kumtesat  e tyre ndriçuan aspekte të njohura e të panjura nga jeta dhe
vepra e Pjetër Bogdanit. Me këtë rast,drejtori i ITHKH, prof.dr.
Skender Asani, tha se figura e Pjetër  Bogdanit është vazhdimësia e
natyrshme e epokës së lavdishme të Gjergj Kastrioti Skenderbeut dhe
pararendësi i hershëm i Rilindjes sonë Kombëtare, që kulmoi me
Pavarësinë e vititi 1912.
“Një pjesë të mire të jetës së tij ai e kaloi në Shkup (1677 – 1689)
dhe në Kosovë, me çka dëshmoi në praktikë kontinuitetin historik të
një trashëgimie të lashtë iliro-arbërore-shqiptare në këto troje, ku
Dioqeza Shkup – Prizren ishte vula e kësaj dëshmie. Me manifestimin
kulturor-shkencor “DITËT E BOGDANIT” duam të rikonfirmojmë një fakt
shkencor se dialektika e zhvillimit mendor, social, e ekonomik të një
populli shkon përtej përkufizimeve që i dikton politika e ditës, kurse
trajtimi i figurës emblematike të Pjetër Bogdanit nga ana e
intitucioneve tona në Shkup dhe në Prishtinë, është spjegimi më i
natyrshëm i kësaj dialektike”, nënvizoi Asani.
Ndërkaq Dom Luh Gjergji tha se pa jetën dhe veprën  e frytshme dhe të
gjithanshme të Pjetër Bogdanit, shekulli XVII për ne do të ishte i
errët, pasi që raportet apo relacionet janë kryesisht turko-otomane
apo greko-slave, dhe si të tilla shpesh të njëanshme dhe të mangëta me
informata të rëndësishme për njohjen e kontekstit gfetar, kulturor
dhe  shoqëror të asaj kohe.
“Për mua Imzot Pjetër Bogdani ishte dhe mbetet Gjergj Kastrioti –
Skënderbei i dytë, njeri i cili në mënyrën më të mire të mundshme e
kishte kuptuar dhe interpretuar historinë tonë, kishte krijuar një
“hallkë” për t’u lidhur me të kaluarën tone të lavdishme, por pa
harruar kurrë lidhjen ,e të tashmenj dhe projektimin e së ardhmes tone
fetare e kombëtare”, vuri në dukje Dom Lush Gjergji.
Studiuesja nga Tirana, Anila Omari, duke folur mbi rëndësinë që
Bogdani i jepte gjuhës, sidomos asaj amtare, si mjeti kryesor për
përhapjen e dijes tha se ai do t’i përvishet punës për hartimin e një
vepre të gjerë në gjuhën shqipe.
“Një nga qëllimet e rëndësishme të shkrimit të veprës së tij është
gjallërimi i gjuhës shqipe , e cila “duke u gjendur kombi mes turqve,
grekëve e serbëve, gjuha po shkon vazhdimisht duke u bjerrë”. Për
ndërmarrjen e një vepre me përmasa të konsiderueshme e përmbajtje
shumëpërmasore si Cuneus Prophetarum, Pjetër Bogdani hasi  në
vështirësi të mëdha për sa i përket mjeteve shprehëse që zotëronte
shqipja e asaj kohe, siç e tregon vet në parathënien e veprës së tij”,
u shpreh Anila Omari.

Marketing

Për figurën e Pjetër Bogdanit nga këndvëlshtrie të ndyrshme folën edhe
Evalda Raci e cila trajtoi “Dimensionin dituror në veprën e
shkrimtarinë e Pjetër Bogdanit”, pastaj Gjon Berisha foli për “Sfondin
polititik të Bogdanit në kryengritjet antiosmane”, Nuri Bexheti për
“Pjesëmarrjen e shqiptarëve në Türkenkriege (1689 – 1690), Albert
Ramaj p;r “Dokumentet për Ipeshkvinë e Shkupit dhe Bogdanin 1650 –
1700)” si dhe Emin Azemi “Rreth Sibilave të Bogdanit”.
Manifestimi i sotëm “Ditët e Bogdanit” përfundoi me një fjalë
përmbyllëse të Teuta Shalës, u.d drejtore e Institutit të Historisë –
Prishtinë, e cila ndër të tjera tha se mbajtja e kësaj tryeze
shkencore përbën një hap modest për të vënë në pah kontributin
shumdimensionale të Bogdanit, ngase edhe natyra e kumtesave ishte e
fokusuar në të gjitha fushat e veprimarisë së tij.
Manifestimi “Ditët e Bogdanit” do të përfundojë nesër (e martë) me një
akademi solemne në Qendrën “BogdaniPolis” (Ipeshkvia e Kosovës) dhe
siç paralajmroi drejtori Asani ky manifestim do të jetë tradicional që
do ti dedikohet kryeisht figures së Pjetër Bogdanit nga shumë aspekte.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

FIFA inicion edhe një procedurë disiplinore ndaj Serbisë

Story i radhës

​Samiti i BE në Tiranë/ Këshilli Evropian zbardh temat e diskutimit dhe agjendën zyrtare

Të fundit nga

ShkoLartë