ne shba hapet ekspozita krimet serbe ne kosove reka gjyqesia nderkombetare e heshtur 67e047837adf9

Në SHBA hapet ekspozita ”Krimet serbe në Kosovë”, Reka: Gjyqësia ndërkombëtare e heshtur

March 23, 2025
1 minut lexim

Blerim Reka, ambasador dhe shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, ka marrë pjesë në një ekspozitë të fotografive `Krimet serbe në Kosovë`, në Monroe University në New York.

Në një postim në ‘Facebook’, ambasadori Reka bëri të ditur pjesëmarrjen në Monroe University në Nju Jork, në hapjen e ekspozitës së fotografive: ”Krimet serbe në Kosovë”.

E cila është organizuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, si dhe Këshilli Shqiptaro-Amerikan dhe organizata New Life for Kosova.

Fotografitë janë edhe një provë për gjenocidin e fundit të Serbisë në Kosovë, si vazhdimësi e zbatimit  të 35 programeve serbe për shfarosjen e shqiptarëve, për më shumë se një shekull. Si atëherë edhe sot, gjyqësia ndërkombëtare, mbeti e heshtur dhe e vonuar. Justice delayed, is justice denied”, ka shkruar Reka.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rama ironizon salianjin babale e kenetes 67e03de684f0b
Story i mëparshëm

Rama ironizon Salianjin/ “Babale e kënetës”

kuqezinjte kryejne stervitjen e fundit ne arenen kombetare 67e04b031e0b1
Story i radhës

Kuqezinjtë kryejnë stërvitjen e fundit në “Arenën Kombëtare”

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë