Në Serbi me simbolet e Kosovës, atletët e trajneri rrëfejnë eksperiencën: U përcollëm çdo hap nga policia

February 17, 2022
min lexim

Barriera mbi 30-vjeçare për moslejimin e sportistëve kosovarë që të marrin pjesë në garat ndërkombëtare me simbolet shtetërore që mbaheshin në Serbi tashmë është thyer. Këtë e kanë bërë atletët nga Kosova të cilët morën pjesë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës dhe u paraqitën atje me flamurin shtetëror, pa pasur asnjë dallim me shtetet e tjera pjesëmarrëse.

Trajneri i klubit të atletikës “Malisheva”, Avni Mazreku, i cili mori pjesë në këtë kampionat, tregon se sa e rëndësishme ishte për Kosovën që të ishte pjesë e këtij aktiviteti duke ndryshuar rrjedhën tashmë shumëvjeçare të pengesës ndaj sportistëve për të garuar në këtë shtet.

Mazreku: U thye barriera 30 vjeçare

“Ne ishim në kampionatin ballkanik për grupmoshën U20 që u mbajt në Beograd të Serbisë. Ne i dimë probleme politike që i kemi si dy shtete, por kësaj radhe atletika si mbretëreshë e sporteve e theu akullin, theu një barrierë, diku rreth 30 vite që sportistët tonë nuk janë paraqitur në asnjë garë ndërkombëtare në Serbi, që janë mbajtur në Serbi se faktikisht kjo është garë ndërkombëtare ballkanike, ku organizimin, paraqitjet dhe protokollet zyrtare i bënë të gjitha Federata Ballkanike, mirëpo organizimi teknik ngelet në duart e nikoqirit që në këtë rast ka qenë Serbia”, tha Mazreku.

Mazreku thotë për KP se deri të dorëzimi i Serbisë erdhi duke iu falënderuar një punë të palodhshme nga drejtuesit e Federatës së Atletikës që e ngritën këtë çështje edhe në qarqet më të larta të sportit ndërkombëtar për të fituar kështu një të drejtë të pamohueshme dhe krejtësisht legjitime.

Mazreku: Serbia u gjunjëzua pas një pune të madhe të bërë nga Federata e Atletikës

“Ne nuk kemi heshtur asnjëherë që të marrim pjesë në garat ndërkombëtare që mbahen në Serbi mirëpo kësaj radhe u realizua fal punës së palodhshme që është bërë nga federata, konkretisht nga kryetari Halil Sylejmani i cili në kongresin e fundit që u mbajt pikërisht në Beograd para tre muajve ishte iniciatori më i madh i kësaj çështje, e ngriti këtë çështje direkt në media në Serbi dhe në njëfarë mënyre Serbia u gjunjëzua, nuk po them politikisht por në aspektin sportiv dhe pranoi që ne të jemi anëtar të barabartë sepse kjo ishte kërkesa jonë legjitime që ne jemi të barabartë në Federatën Ballkanike, Evropiane, Botërore dhe duhet ta ndjejmë veten të barabartë edhe në pjesëmarrje”, tha më tutje Mazreku.

Sipas Mazrekut, në Beograd, ekipi kosovar ishte nën përcjellje të rreptë të forcave policore. Këto masa të sigurisë u aplikuan që nga hyrja në pikën kufitare, qëndrimi në hotel e deri të salla ku zhvilloheshin garave.

Mazreku: U përcollëm vazhdimisht nga forca të shumta policore

“Sa i përket eksperiencës, ishte një përvojë e jashtëzakonshme, sepse një protokoll i tillë ndiqet në garat zyrtare ndërkombëtare, i njëjti protokoll është ndjekur edhe në këtë garë në Serbi. Për ne ka qenë më e veçantë sepse është dashur që edhe siguria të jetë në nivel. Siguria ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm që nga kufiri jemi përcjellë nga policia, pastaj edhe në hotel dhe në vendin e garës në sallë edhe brenda në tribuna edhe gjatë nxehjes, çdokënd ka qenë siguria maksimale”, theksoi Mazreku.

Për këtë eksperiencë të veçantë që i ka bërë krenar dhe për rezultatet e arritura në këtë garë, flasin edhe dy atletët Enis dhe Elton Bytyqi. Ata thonë se ndihen krenar që e prezantuan Kosovën me simbolet e shtetit në një garë kaq të rëndësishme.

Enis Bytyçi: Ishte eksperiencë shumë e mirë për mua

“Për mua ishte gara e parë ndërkombëtare që u mbajt në Beograd të Serbisë. Ishte një eksperiencë shumë e mirë, pra që ishte në Beograd për herë të parë kemi qenë me simbole të Kosovës. Për rezultatin tim isha shumë i kënaqur sepse kam bërë personal best “paraqitjen time më të mirë”, po ashtu kam thyer rekordin e Kosovës për sallat e mbyllura e po ashtu ishte edhe gara ime e parë në salla të mbyllura”, tha Enis Bytyçi.

Përpos paraqitjes, Bytyçi arriti edhe rezultat mjaft të mirë personal.

Olti Bytyçi: Jemi krenar që e përfaqësuam Kosovën në Boegrad

“Ishte eksperiencë e mirë. Ishte për herë të parë që sportistët e Kosovës kanë marrë pjesë në një garë në Serbi dhe për këtë jemi krenar që e kemi reprezentuar Kosovën atje. Qëllimin e kam arritur, me rezultat kam shkuar 2.92 dhe ky qëndron tani si rekord i Kosovës, pra për salla të mbyllura në 800 metër dhe gjithashtu është rezultati im më i miri”, theksoi Olti Bytyçi.

Ndryshe, në muajin shtator të vitit të kaluar, Serbia nuk i kishte lejuar boksierët e Kosovës që të hyjnë në territorin e saj për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahej në këtë shtet, veprim ky i cili u kritikua ashpër nga Federata Evropiane dhe ajo Botërore e Boksit, dhe se për këtë veprim Serbia pritet që të penalizohet me mos organizimin e këtyre garave për shumë vite.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arsovska: Nëse Qeveria nuk na ndihmon, do të radikalizohemi

Story i radhës

Tre banorët e BBV-së urojnë Pavarësinë e Kosovës, mungon Einxhel

Të fundit nga

ShkoLartë