Në sallën e bibliotekës së komunës së Obiliqit, u mbajt trajnimi “Në dritë të mendjes” me pjesëmarrjen e të rinjve të moshës 14-19 vjeç
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Liridona Shabani, e cila theksoi përkushtimin e drejtorisë për mbështetjen e projekteve që fuqizojnë të rinjtë dhe mirëqenien e tyre, duke shprehu rëndësinë e krijimit të hapësirave ku të rinjtë mund të flasin lirshëm rreth shqetësimeve të tyre dhe të përfitojnë njohuri për kujdesin e shëndetit mendor.
“Trajnimi u udhëhoq nga profesionistët e shëndetit mendor, profesorët Fitim Uka dhe Verona Perçuku, të cilët ndanë njohuri dhe strategji për promovimin e shëndetit mendor dhe përballimin e sfidave që hasin të rinjtë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Obiliqit.
Tutje theksohet se ky trajnim kishte për qëllim të promovonte shëndetin mendor të të rinjve dhe të krijonte hapësira të hapura për diskutime rreth kësaj teme të rëndësishme.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në aktivitete që nxisin ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit mendor.
Trajnimi u organizua nga Altuna Ismajli, Ervin Thaçi dhe Lumnije Ismajli, ndërsa u mbështet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Burimi: botasot.info