Në rrjetet sociale bëhet thirrje për protestë të re për tragjedinë në Koçan

March 21, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 mars – Shoqata “Kush e ka radhën” u bën thirrje qytetarëve të protestojnë të hënën. Në një publikim në rrjetet sociale, thuhet: “Deri të dielën, do të heshtim, e të hënën shihemi në rrugë”. Ata thonë se përmes protestës do të kërkojnë drejtësi për viktimat në Koçan, ku në vetëm në pak minuta humbën jetën 59 persona. Ndërkohë qytetarët, me qëndrime të ndara për protestat.

“Drejtësia duhet të dalë në pah, të gjithë qajmë, e gjithë Maqedonia. Unë do të dilja po, si nuk do të dilja në një rast të tillë”, tha një qytetar.

“Nuk mendoj, nuk u besoj protestave”, u shpreh një qytetar.

“Për këta politikanë ndoshta duhet”, shtoi një tjetër.

Tre ditë më parë, mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshin Maqedonia, ku në heshtje nderuan viktimat. Heshtja zgjati për 16 minuta duke simbolizuar 16 marsin kur dhe ndodhi tragjedia. Përveç Shkupit, tubime të ngjashme pa fjalime pati edhe në disa qytete në të gjithë vendin.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kallëzim penal për gjashtë persona nga Ohri dhe Struga për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Story i radhës

Cilët janë sektorët me pagat më të larta në privat?

Të fundit nga

Këto lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Pesë lagje të Prishtinës, pothuajse gjatë tërë ditës së sotme do të mbesin pa ujë të pijes. Kjo pasi që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të zhvillohen punime
sqmken
ShkoLartë