Në rajonin e Gjilanit, policia brenda një jave shqiptoi mbi 1300 gjoba

min lexim

Policia Rajonale e Gjilanit gjatë periudhës kohore 16- 23 maj 2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna, duke shqiptuar 1384 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

“Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i 5 aksidenteve të trafikut me dëme materiale; Hetim i 18 aksidenteve të trafikut me të lënduar;  Janë konfiskuar përkohësisht 10 patentë shoferë;  Janë tërheqë nga komunikacioni 14 motoçikleta”, njofton policia.

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet më tej në njoftim.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pamjet/ Vuçiq provokoi pas seancës së OKB-së: Ngriti flamurin serb dhe çoi tre gishta

Story i radhës

Alonso ka në mendje klubin e ardhshëm pas vitit 2024

Të fundit nga