ne prokurorine themelore ne kocan u sollen te dyshuarit nga hetimi i zgjeruar per zjarrin ne pulse 67faeae17906b

Në Prokurorinë Themelore në Koçan u sollën të dyshuarit nga hetimi i zgjeruar për zjarrin në “Pulse”

April 13, 2025
1 minut lexim

Koçan, 12 prill – Me tri automjete policore dhe përcjellje, të dyshuarit e parë nga hetimi i zgjeruar për zjarrin në diskotekën “Pulse” u sollën në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan sonte rreth orës 21:30.

Gjysmë ore më parë, në Prokurori kishte mbërritur edhe Prokurori Publik i Shtetit, Lupço Kocevski, i cili nuk dha deklaratë për mediat, por theksoi se në një konferencë për shtyp që do të mbahet nesër do të njoftohen të gjitha detajet.

Në hetimin e zgjeruar janë përfshirë 19 persona, të cilët dyshohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, sipas nenit 292, në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal.

Bëhet fjalë për persona zyrtarë, të cilët në periudhën nga viti 2012 deri më 16 mars të këtij viti, në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre nuk kanë vepruar sipas masave të përcaktuara për mbrojtje, duke krijuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve si dhe për pasuri në përmasa të mëdha.

Nga Prokuroria në Koçan njoftuan se në mesin e të dyshuarve ka inspektorë ndërtimorë të autorizuar nga komuna, drejtorë dhe inspektorin e përgjithshëm nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ministra, sekretarë shtetërorë dhe zyrtarë të tjerë nga Ministria e Ekonomisë, si dhe inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

sillen ne prokurorine e kocanit disa nga te dyshuarit e pare nga hetimi i zgjeruar per zjarrin ne diskoteken pulse 67faeaddda11e
Story i mëparshëm

Sillen në Prokurorinë e Koçanit disa nga të dyshuarit e parë nga hetimi i zgjeruar për zjarrin në diskotekën “Pulse”

kryediplomatet e ballkanit perendimor takohen me kallasin 67faf03f7841a
Story i radhës

Kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor takohen me Kallasin

Të fundit nga

Sot vranët, me riga të dobëta shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat vende-vende mundë të sjellin riga të dobëta shiu.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë