ne prishtine u mbajt ngjarje perkujtimore per te pagjeturit 680b987f4127b

Në Prishtinë u mbajt ngjarje përkujtimore për të pagjeturit

April 25, 2025
1 minut lexim

Sot, për të nderuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, në Prishtinë u mbajt një ngjarje përkujtimore që solli së bashku familjarë, përfaqësues institucionalë, organizata të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë për të nderuar kujtimin e 1592 personave që ende figurojnë të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, sipas të dhënave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Ngjarja u organizua nga ProPeace – Programi në Kosovë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS, dhe Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, si një moment për të reflektuar mbi dhimbjen kolektive, për të kujtuar ata që mungojnë dhe për të riafirmuar përgjegjësinë e përbashkët shoqërore për zbardhjen e fatit të tyre.

Këtë vit, ngjarja u zhvillua si një përkujtim i veçantë dhe homazh për dy figura të shquara që jetën e tyre ia kushtuan punës për të drejtën për të ditur, kërkimit të së vërtetës dhe drejtësisë për personat e pagjetur, Bajram Çerkini dhe Milorad Trifunovic,  të dy themelues të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur ku dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetje të familjeve dhe në kërkimin e të pagjeturve.

Ngjarja u hap nga Vjollca Islami Hajrullahu, menaxhere e projekteve në ProPeace – Programi në Kosovë, e cila theksoi rëndësinë e përkujtimit dhe bashkëpërgjegjësisë shoqërore për t’i dhënë fund pritjes dhe pasigurisë së familjeve.

Përmes fjalimeve, pjesëmarrësit ndanë reflektime personale, institucionale dhe akademike mbi nevojën për drejtësi, mbështetje të vazhdueshme dhe ndërtimin e një kulture shoqërore që nuk harron.

Pjesë e ngjarjes ishte edhe një performancë muzikore me violonçel nga Adonis Gjini, si dhe ekspozimi I fotografive të familjarëve, si një gjuhë emocionale që tejkalon fjalët dhe shërben si urë mes dhimbjes dhe shpresës.

Ngjarja u përmbyll me vendosjen simbolike të luleve te Memoriali i Personave të Pagjetur, si një akt nderimi dhe solidariteti me familjet që ende presin përgjigje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

amerika do ti ofroje arabise saudite nje pakete armesh me vlere mbi 100 miliarde dollare 680b98016e0b4
Story i mëparshëm

Amerika do t’i ofrojë Arabisë Saudite një paketë armësh me vlerë mbi 100 miliardë dollarë

dy zakone te cifteve ne marredheniet me te gjata dhe me te lumtura sipas hulumtimit 680b99ab25e6f
Story i radhës

Dy zakone të çifteve në marrëdhëniet më të gjata dhe më të lumtura, sipas hulumtimit

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë