“Në postim theksohet mesazhi kërcënues -“Uroj që një plumb qorr i djeshëm të kishte përfunduar në kokën e Furkan Saliut” dhe i njejti mesazh përfaqëson një thirrje të drejtpërdrejtë për të vrarë gazetarin Saliu, që kërcënon sigurinë e tij. SHGM do ta raportojë këtë kërcënim të qartë për jetën e gazetarit Saliu në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe në të njëjtën kohë do të insistojë në një hetim të shpejtë dhe efikas në interes të gjetjes dhe sanksionimit të autorit apo autorëve të këtij kërcënimi”, thonë nga SHGM. Nga SHGM theksojnë se organet e rendit duhet ti nxjerrin para drejtësisë autorët e këtyre kërcënimeve me qëllim që të parandalohen krime të tilla të mundshme në të ardhmen. “Theksojmë se kërcënimi me jetë janë krime të përfshira në Kodin Penal, për të cilat parashikohet dënim me burg për autorët dhe Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike duhet të hetojnë dhe procedojnë menjëherë për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, por edhe për të parandaluar krime të tilla të mundshme në të ardhmen. Gazetarët që raportojnë për çështje me interes publik duhet të mbrohen kur rrezikohet siguria e tyre, sepse përndryshe inkurajohet censura dhe aktet e urrejtjes ndaj punonjësve të medias”, theksohet në reagimin e SHGM-së.

min lexim

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë së Veriut ka kërkuar reagim të menjëhershëm ndaj kërcënimit eksplicit me vdekje ndaj gazetarit të TV Klan Maqedoni, Furkan Saliu, i cili kërcënim është publikuar sot nga një profil i dyshimtë i quajtur “@narco_girl” në rrjetin social Twitter.

“Në postim theksohet mesazhi kërcënues -“Uroj që një plumb qorr i djeshëm të kishte përfunduar në kokën e Furkan Saliut” dhe i njejti mesazh përfaqëson një thirrje të drejtpërdrejtë për të vrarë gazetarin Saliu, që kërcënon sigurinë e tij. SHGM do ta raportojë këtë kërcënim të qartë për jetën e gazetarit Saliu në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe në të njëjtën kohë do të insistojë në një hetim të shpejtë dhe efikas në interes të gjetjes dhe sanksionimit të autorit apo autorëve të këtij kërcënimi”, thonë nga SHGM.

Nga SHGM theksojnë se organet e rendit duhet ti nxjerrin para drejtësisë autorët e këtyre kërcënimeve me qëllim që të parandalohen krime të tilla të mundshme në të ardhmen.

“Theksojmë se kërcënimi me jetë janë krime të përfshira në Kodin Penal, për të cilat parashikohet dënim me burg për autorët dhe Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike duhet të hetojnë dhe procedojnë menjëherë për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, por edhe për të parandaluar krime të tilla të mundshme në të ardhmen. Gazetarët që raportojnë për çështje me interes publik duhet të mbrohen kur rrezikohet siguria e tyre, sepse përndryshe inkurajohet censura dhe aktet e urrejtjes ndaj punonjësve të medias”, theksohet në reagimin e SHGM-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rasti “Perandoria”, Mijallkov dënohet me tre vite burg dhe 6.1 milion euro pagesë kesh

Story i radhës

Bakllava me arra për Bajram nga Afërdita Zogaj-Bazaj

Të fundit nga