Agjenda e reformave të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës janë miratuar në suaza të Instrumentit të ri për reforma dhe rritje në vlerë prej 6 miliard euro, i njohur si Plani për rritjen e Ballkanit Perëndimorë, publikoi në rrejtin “X” kryesimi hungarez me BE-në. Kjo e trason rrugën për pre-financim për të filluar në kohën e kryesimit hungarez me unionin. Mbështetja e integrimit të Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet kryesor i kryesimit hungarez, thuhet në komunikatë.
Në përputhje me Planin për rritjen e Ballkanit Perëndimor në vlerë prej 6 miliard euro, vendi duhet të fitojë 750 milion euro të ndara në disa këste, këstin e parë prej 7%, përkatësisht 52,5 milion euro, shteti do ta marrë më së voni deri në fund të vitit.
Sipas formulës së Rregullativës për instrumetin reforma dhe rritje, e miratuar nga Parlamenti europian dhe Këshilli i BE-së, Maqedonia e Veriut do të marrë 750,4 milion euro për periudhën 2024-2027. Këto mjete do të kushtëzohen me realizimin e hapave konkret cilësor dhe të kauntitetit në lidhje me masat për reformate planifikuara.
Burimi: tv21