Banorët e habitur të Pekinit u paralajmëruan të merrnin çadra pasi filloi ‘të binte shi krimbash’ në kryeqytetin kinez.
Ditëve të fundit u bë virale në rrjetet sociale një video që demonstronte “shiun me krimba” në rrugët e Pekinit, pakurrizorët e rrëshqitshëm mbulojnë makinat.
Gjithashtu u raportua se banorëve të këtij qyteti iu rekomandua të merrnin çadrat e tyre me vete.
‘Rain of worms’ floods Beijing
A “rain of worms” flooded Beijing this week, according to videos posted on social networks. In the images, it is possible to see the “animals” covering streets and vehicles. pic.twitter.com/V2uaX6Oowk
— The Rio Times (@TheRioTimes) March 8, 2023
Derisa autoritetet kineze ende nuk e kanë gjetur shkakun pas fenomenit të çuditshëm, teori të ndryshme po qarkullojnë në internet.
Disa sugjeruan se ato mund të jenë në të vërtetë lule plepi, një pemë shumë e njohur në zonë që është plot me fara dhe, kur lulet i bien, ato shpesh ngatërrohen me vemjet.
Një tjetër teori sugjeroi se krimbat ranë pasi bartën nga një erë e fortë, një teori e mbështetur nga revista shkencore Mother Nature Network, e cila shpjegoi se ky lloj incidenti me kafshët ndodh pas një stuhie.
“Fundi i botës po afrohet”, supozoi një përdorues i Twitter.