Në organizim të Lidhjes së sporteve në Shkup sot do të mbahet edicioni i 9-të i “HalkEco Shkupi vrapon 10KM”

May 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 maj – Në organizim të Lidhjes së sporteve në Shkup sot do të mbahet edicioni i 9-të i “HalkEco Shkupi vrapon 10KM”.

Në kumtesën theksohet se për garën janë regjistruar 1,700 garues, të cilët, përveç klasifikimit të përgjithshëm, do të shpërblehen edhe në tre kategori moshe. Për herë të parë këtë vit, u prezantua një kategori për pjesëmarrësit me aftësi të kufizuara fizike, me 12 pjesëmarrës të regjistruar, 9 prej të cilëve meshkuj dhe 3 femra.

Nisja e garës, me gjatësi prej 10 km, është planifikuar për në orën 9, përparasShatërvanit Lotus.

“Gara do të fillojë me një pozicion fillestar në bul. “Ilinden” – lokacioni Fontana, ndërsa garuesit do të lëvizin përgjatë bul. “Ilinden” deri në kryqëzimin me rr. “Nikolla Parapunov”, pastaj deri te kryqëzimi me rr. “Aradhat Partizane”, djathtas (në korsinë e djathtë drejt lagjes Gjorçe Petrov) deri te ura Vllajko ku kthehen në gjysmërreth dhe prapa përgjatë të njëjtës korsi deri te kryqëzimi me rr. “Ljubljanska” ku kthehen në gjysmërreth dhe kthehen përgjatë të njëjtës korsi deri në rr. “Nikolla Parapunov” dhe përgjatë bul. “Ilinden” deri në lokacionin – Fontana në bulevardin “Ilinden”, qëndron në kumtesën.

Për shkak të garës, nga ora 8 deri në orën 11, në bulevardet dhe rrugët e theksuara do të ketë një regjim të posaçëm të komunikacionit.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Filkov: Këshilli Gjyqësor nuk do të jetë më fushë për marrëveshje të fshehta, por arenë integriteti dhe ekspertize

Story i radhës

Një tjetër grua në prangat e policisë pasi fotografoi fletën e votimit! Procedohen dy të tjerë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë