ne odesa askush nuk eshte i sigurt nga sulmet e reja ruse ne detin e zi 6a743d8ddf25d

​Në Odesa, askush nuk është i sigurt nga sulmet e reja ruse në Detin e Zi

August 6, 2026
1 minut lexim

“Operatori i vinçit, kolegu im, vdiq vetëm pesë metra larg meje… Shoferi mbeti në kabinë. Edhe ai vdiq.”

Svitlana Halchenko dridhet teksa kujton raketën balistike ruse që shpërtheu në vendin e saj të punës në Odesa, duke vrarë kolegët e saj, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Svitlana punon si menaxhere e turnit në një depo në portin kryesor të qytetit.

Pavarësisht lëndimeve – ajo ecën me vështirësi dhe ende ka copëza predhash të ngulitura në këmbë dhe në shpinë – Svitlana është e vendosur të vazhdojë punën.

Megjithatë, vendi i saj i punës, dikur plot gjallëri, tani është pothuajse i heshtur.

Rusia po intensifikon përpjekjet për t’i bllokuar lidhjet tregtare të Ukrainës me pjesën tjetër të botës, duke shtuar sulmet përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit në Detin e Zi.

Nga infrastruktura e dëmtuar portuale deri te anijet e goditura, me ura të nxira nga zjarri dhe kontejnerë që ende nxjerrin tym, gjurmët e sulmeve janë të dukshme kudo. Kjo vërehet veçanërisht në horizont, ku hyrjet drejt porteve dikur të mbushura me anije të Ukrainës – Odesa, Çornomorsk dhe Pivdennyi – tashmë janë pothuajse të zbrazëta.

Svitlana përpiqet të ruajë buzëqeshjen gjatë gjithë bisedës, por dhimbja e saj është e dukshme. Ajo përdredh vazhdimisht një faculetë me gishta, përpiqet të ruajë qetësinë dhe shikon larg, ndërsa lotët i mbushin sytë pas syzeve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nata e gjashte e protestes ne divjake banoret nuk terhiqen nga kundershtimi per reformen territoriale 6a743cf0ae5d6
Lajmi i mëparshëm

Nata e gjashtë e protestës në Divjakë/ Banorët nuk tërhiqen nga kundërshtimi për reformën territoriale

transformohet aktori turk fotografia e fundit befason fansat 6a743e1fd91ed
Lajmi i radhës

Transformohet aktori turk, fotografia e fundit befason fansat

Të fundit nga

ShkoLartë