Në Obiliq, nënshkruhet kontrata për projektin e sistemit të ngrohjes qendrore

November 30, 2022
1 minut lexim

Në Komunën e Obiliqit, sot është nënshkruar kontrata për realizimin e projektit “Koogjenerimi-Shtrirja e rrjetit të sistemit të ngrohjes qendrore në Obiliq”.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ka shprehur se:

“Ky lajm i shumëpritur për qytetarët e Obiliqit, është vazhdimësi e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës si dhe përkushtimit e angazhimit tonë të përbashkët që Obiliqin ta bëjmë qytetin më të bukur!”

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Bashkëqytetarë të nderuar,

Sot, bëhen gjashtë (6) vite prej kur Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar Ligjin për Obiliqin, një ligj i cili ka krijuar mundësi të shumta për qytetarët e Obiliqit, ndaj pikërisht sot kam kënaqësi të ndaj me ju lajmin se kam nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Koogjenerimi- Shtrirja e rrjetit të sistemit të ngrohjes qendrore në Obiliq”. Ky lajm i shumëpritur për qytetarët e Obiliqit, është vazhdimësi e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës si dhe përkushtimit e angazhimit tonë të përbashkët që Obiliqin ta bëjmë qytetin më të bukur! Ju ftoj të gjithëve që me datë 02 dhjetor (e premte) nga ora 14:00 në qendër të qytetit të Obiliqit, bashkë të vendosim gurthemelin për realizimin e këtij projekti! Urime gjithë qytetarëve për këtë projekt kaq të rëndësishëm! Bashkë, na priftë e mbara! Xhafer Gashi”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​“Funerali i mbylljes së degëve”, studentët ‘homazhe’ për zbrazjen e universiteteve në Shqipëri

Story i radhës

E fundit: Vrasja e Denis Tot/ Anxhelo dhe Klementina dënohen me nga 18 vite, Andrej me 16 vjet

Të fundit nga

ShkoLartë