ne nuk u besojme me ruseve kuleba zelensky nuk do te ulet kurre ne tryezen e bisedimeve me putinin 64d915d2e13e0

“Ne nuk u besojmë më rusëve”/ Kuleba: Zelensky nuk do të ulet kurrë në tryezën e bisedimeve me Putinin

August 13, 2023
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba deklaroi se Ukraina mund të nisë bisedimet e paqes me Rusinë pasi pushtuesit të largohen nga territori ukrainas.

Për “Corriere della Sera”, Kuleba u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk do të ulet kurrë në tryezën e bisedimeve me udhëheqësin rus, Vladimir Putin.

Kuleba e quajti Putinin diktator, duke theksuar se Ukraina është gati për negociata paqeje kur Rusia të tërheqë “forcat pushtuese nga territori i atij vendi”.

“Ky qëllim mund të arrihet me një kombinim të luftës dhe diplomacisë. Gjeneralët tanë merren me pjesën e parë, detyra e tyre është të inkurajojnë rusët të tërhiqen dhe t’i bindin ata se është më mirë të flasim sesa të luftojmë”, thksoi kreu i diplomacisë ukrainase.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dehari marreveshja e luftes qe prodhoi ate te paqes 64d9151a7a4c4
Story i mëparshëm

Dehari: Marrëveshja e luftës që prodhoi atë të paqes

dehari viziton varrezat e deshmoreve ne tetove nderkohe ironizon koncertin hip hop ne shkup 64d919d686c7b
Story i radhës

Dehari viziton varrezat e dëshmorëve ne Tetovë, ndërkohë ironizon “koncertin hip hop” në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë