“Ne nuk kishim rregulla!”- Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë vërteton skandalin e grisjes së dokumenteve nga Trump: Ishte paranojak!

Ish-sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, u shpreh se nuk është aspak e befasuar në lidhje me raportin ku thuhet se Presidenti Donald Trump, grisi shumë dokumente zyrtare përpara largimit nga ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Një pjesë të dokumenteve zyrtare Trump e mori në banesën e tij turistike në Mar-a-Lago, të cilat iu sekuestruan nga Administrata Kombëtare e Arkivave muajin e kaluar.

“Nuk u befasova kur pashë raportin”, tha Grisham për CNN të premten.

“Unë mendoj se ajo që është e rëndësishme është se ky raport është një shembull tjetër i një Shtëpie të Bardhë dhe një administrate që thjesht nuk kishte rregulla. Ne nuk kemi ndjekur asnjë rregull”, shtoi ajo.

Grisham gjithashtu vuri në dukje se ish-Presidenti është një “njeri shumë, shumë paranojak”. Ajo supozoi se kjo ndikoi në shkatërrimin pothuajse obsesiv të dokumenteve nga Trump, duke konfirmuar në këtë mënyrë artikullin e The Washington Post se “ish-presidenti grisi gjithçka”.

Ish-sekretarja kujtoi se ishte në një fluturim me Trump për në Lindjen e Mesme dhe e pa ish-presidentin Trump, duke vendosur një pjesë të letrave që kishte firmosur në kuti dhe pjesën tjetër e grisi.

“Ai po griste disa letra dhe po i hidhte në dysheme, gjë që ishte krejtësisht normale. Ai e ka bërë atë në Shtëpinë e Bardhë, në rezidencë. Një ditë e pashë që pasi grisi disa dokumente një pjesë të tyre e futi në xhepin e xhaketës, një pjesë në dysheme,” shtoi ajo.

Akti i Regjistrimeve Presidenciale kërkon që të gjitha dokumentet që lidhen me detyrat zyrtare të një presidenti, nga njoftimet tek oraret tek e-mailet dhe memorandumet, t’i dorëzohen Administratës Kombëtare të Arkivave dhe të Regjistrimeve pas largimit të tyre nga detyra.

Arkivi Kombëtar konfirmoi në fillim të kësaj jave se arriti të rikuperonte 15 kuti me dokumente që Trump i kishte hequr në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Florida kur ai la detyrën.

Sipas The Washington Post dokumentet përfshijnë një letër drejtuar Trump nga paraardhësi i tij, presidenti Barack Obama, si dhe “letrat e dashurisë” së Trump me, diktatorin koreano-verior Kim Jong Un. Grisham tha se ajo beson se e gjithë kjo duhet të hetohet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sjellja është pasojë e modeleve dhe edukimit që u imponojmë fëmijëve

Story i radhës

Raporti i “Together for Life”, Koduzi: Konfirmon akuzat e PD, ’Rama përdori pandeminë për të vjedhur shqiptarët

Të fundit nga