Ne nuk bëjmë bamirësi me gazin tonë – Putin i ashpër në konferencën për shtyp

March 31, 2022
1 minut lexim

Vladimir Putin thotë se për të blerë gaz natyror rus, blerësit e huaj duhet të merren në monedhën ruse. Nga 1 prilli, ata do të duhet të hapin llogari të veçanta bankare ruse për të transferuar fonde të huaja dhe më pas banka do t’i përdorë ato për të blerë rubla, raporton BBC, transmeton Bota sot.

“Nëse nuk bëhen pagesa të tilla, ne do ta konsiderojmë këtë një mospagim nga ana e blerësve, me të gjitha pasojat që pasoj. Askush nuk na shet asgjë falas, dhe ne nuk do të bëjmë as bamirësi – domethënë, kontratat ekzistuese do të ndërpriten”, tha Putin.

Ekonomitë e mëdha të BE-së si Gjermania dhe Italia mbështeten në gazin rus për nevoja të konsiderueshme energjetike.

Qeveria e Ukrainës ka thënë se kjo mbështetje ka ndaluar disa vende të BE-së të ofrojnë nivelin e mbështetjes së dëshiruar nga Perëndimi për të luftuar pushtimin e Rusisë.

Image

Shpërndarja e gazit rus

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti: Selës i dëshiroj të bëhet i fortë sa malet!

Story i radhës

Sali: Virusi ende ekziston, herët për heqjen e masave restriktive

Të fundit nga

ShkoLartë