Në Nju-Jork takimi i parë Mucunski – Greapetritis

September 23, 2024
min lexim

Nju-Jork, 23 shtator  – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të ketë takim me minsitrin e Punëve të jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis. ky është takimi i parë mes dy ministrave, që do të mbahet në margjina të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në takim, siç kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, do të bisedohet për tema aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Takimin e konfirmuan edhe nga MPJ greke, duke cekur se në margjina të AP të KB-së, Gerapetritis do të ketë takime të ndara bilaterale me minsitra të jashtëm të Bolivisë, Maqedonisë së Veriut, Bahrejnit dhe Arabisë Saudite.

Постигнатиот договор за хуманитарна пауза во Газа и ослободување на заложници ги поздрави министерот за надворешни работи на Грција Јоргос Герапетритис, кој во писмената изјава истакна дека с

Shefat e diplomacive të të dy vendeve për herë të parë do të kenë takim bilateral. Nga mesi i korrikut, Mucunski dhe Gerapetritis realizuan bisedë telefonike, ndërsa në fokus ishte përballja me zjarret që atëherë ishin aktive tek ne.

Mucunski dhe Gerapetritis sot do të marrin pjesë edhe në Takimin minsitror të grupit joformal “Miqtë e Ballkanit Perëndimro”, në prnai të minsitrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Mucunski, siç paralajmëruan nga MPJTJ, do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve nga A5, vendeve anëtare të APEJL-së, Treshes së OSBE-së, dhe do të relaizojë takime bilaterale me minsitra të jashtëm të disa vendeve. Gjithashtu, ai të ketë takime afariste lidhur me tregtinë e jashtme dhe investimet e huaja.

Është planifikuar minsitri të flasë në “Dialogun interaktiv 2” në temën “Përforcimi i multilateralizkmit për paqe dhe siguri ndërkombëtare”, që është ngjarja kryesore për obligim të sërishëm të unitetit global sipas Kartës së KB-së.

Plotësisht, Mucunski do të marrë pjesë edhe në takimin e dytë të minsitrave të jashtë të vendeve nga G20, si dhe në debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me temë: “Lidership për paqe: Të bashkaur në respektin ndaj Kartës së OKB-së në gjurmim për një të ardhme më të sigurt”.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Renditja e ekipeve të Superligës pas gjashtë xhirove

Story i radhës

Diçka po përgatitet: Porfiri i Kishës Ortodokse Serbe këtë javë shkon në Mal të Zi

Të fundit nga

ShkoLartë