Në një shtrat me serial-killerin/ 20-vjeçarja nga Kosova rrëfen historinë me të dashurin e saj Nuredin Dumani: E njihja si…

May 21, 2022
1 minut lexim

Pas arrestimit të Nuredin Dumanit natën e 30 marsit, pak kohë më pas ra në prangat e policisë edhe e dashura e tij 20-vjeçare nga Kosova, Mirjetë Hajdini. 

Referuar në dosjen e SPAK u mor edhe dëshmia e kësaj të fundit. Në dëshmi, e dashura e Dumanit thotë se nuk e dinte që Arviti ishte Nuredin Dumani dhe që kishte probleme me drejtësinë në Shqipëri.

“Mirjetë Hajdini ka deklaruar mbi rrethanat e njohjes me shtetasin Nuredin Dumani, marrëdhënien e krijuar me të, faktin që ky shtetas i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu, rrethanën që Arviti mbante armë me vete, faktin se kanë bashkëjetuar në Gjilan, Kosovë, Arviti i ka thënë që të vinte në Tiranë. Më tej ajo ka shpjeguar se:….. mbërriti në stacion erdhi dhe e mori “Kushoja”, të cilin dje mori vesh që e quanin Henrik pasi nuk e dinte emrin.

Henriku e mori te terminali i autobusëve të Tiranë dhe shkuan për në qytetin e Fierit sepse Arviti ndodhej aty. Dhe Henriku e çoi tek një pallat, në katin e katërt dhe atje takon Arvitin. Është i njëjti pallat ku u gjet dhe Arviti dje.

Ajo sqaron se nuk kish dijeni që Arviti quhej Nuredin Dumani dhe që kishte probleme me drejtësinë në Shqipëri. Në datë 29.03.2022, Arviti u zgjua rreth orës 08:00 në mëngjes dhe i tha se do dilte me Henrikun. Pasi Arviti kishte gati 5 minuta që kishte dalë, erdhi Henriku dhe i tha të zbriste pak se duhet të merrte diçka. Mirjeta zbrita poshtë dhe Arviti ndodhej në një makinë ngjyrë gri, të vogël dhe Arviti me Henriku hapën bagazhin e makinës, nxorën një armë zjarri ngjyrë të zezë, e futën në një qese ngjyrë blu dhe ia dhanë në dorë dhe Arviti i tha shko çoje tek dhoma sepse do dalë me kushon.

Sqaron se arma që i dhanë ishte e madhe, jo si arma që Arviti kishte pas mbajtur gjithmonë por goxha më e madhe se ajo. Armën e mori dhe e çon tek dhoma në banesë, kurse Arviti dhe Henriku u larguan me makinë. Po kështu, nga organi procedues janë administruar edhe deklarimet e shtetasve të tjerë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si ka qenë Capital T fëmijë, këngëtari rrëfen për fëmijërinë në periudhën e luftës

Story i radhës

Kryeministri Kurti vendosi lule dhe bëri homazhe te varret e Fan Nolit dhe Faik Konicës

Të fundit nga

ShkoLartë