Në një shkollë në Fushë Kosovë jo të gjithë nxënësit janë pajisur me libra shkollorë, dyshohet se parat u keqpërdorën nga prindërit

September 30, 2024
min lexim

Në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë jo të gjithë nxënësit janë pajisur me libra shkollorë. Madje dyshohet se ka prindër, të cilët ani pse kanë marrë subvencionet nuk iu kanë blerë fëmijëve të tyre tekstet shkollore. Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit e quajnë si të gabuar këtë formë të subvencionimit.

Ka kaluar pothuajse një muaj që nga fillimi i vitit të ri shkollor.

Por mësimdhënësit në disa nga shkollat në vend po kanë probleme me nxënësit të cilët ende nuk i kanë siguruar librat.

Një problem i tillë është evidentuar në shkollën “Selman Riza” në Fushë-Kosovë.

Të them të drejtën kemi telashe, sidomos në gjuhën angleze. Sa jam në dijeni prej Ministrisë subvencionet se janë kry, ndoshta kanë mbet diku ma pak diku më shumë, por pjesa dërmuese i kanë kry, por librat nuk i kemi këtu. Kemi telashe me libram disa thonë se në stoqe nuk ka sasi të mjaftueshme, sepse ka qenë një evazion i qytetarëve që kanë shkuar në një librari dhe nuk ka gjet”, thotë drejtori i shkollës Esad Simnica

Drejtori i kësaj shkolle, Esad Simnica, thotë se ka prindër të cilët ani pse i kanë marrë subvencionet nuk iu kanë blerë librat fëmijëve të tyre.

“Po ka me herët e pata me gjuhën angleze, e cila më tha që unë jam dijeni që i kanë marrë subvencionet dhe kam kërkuar si kujdestare a i keni marrë subvencionet dhe tha i kam marrë, por librat nuk janë. Ka keqpërdorime”, thotë ai.

E sipas ekspertit të arsimit, Rinor Qehaja, Ministria e Arsimit duhet të marrë masa ndaj këtyre prindërve.

Ministria në këtë rast duhet me garantuar mekanizma që me të vërtetë ata prind të cilët  subvencionohen për blerjen e teksteve shkollore, dhe si të tilla i blejnë dhe i shfrytëzojnë për destinimin e tyre. Dhe me të vërtetë ajo çfarë na është dëshmuar këtë vit është një trend në rritje të rasteve të ripërdorimit të teksteve shkollore të vjetra nga nxënësi tek nxënësi”, shprehet Qehaja.

Kritika në lidhje me formën e subvencionimit të librave kanë edhe nga Sindikata e Arsimit.

Mund të ketë, nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që ndonjë prind pa ndonjë qëllim të keq, por të gjendur në situata të rënda sociale ato pare të ketë  dedikuar për diçka tjetër me shpresë se mësuesit e klasës do të ia kompletojnë. Krejt kjo ka mundur të mos ndodhë fare dhe të mos i vënë në siklet mësimdhënësit. Unë po them se duhet të ndërprerë kjo formë e shpërndarjes se librave”, shprehet kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Qeveria e Kosovës këtë vit, ka ndarë afër 14  milionë euro për subvencionimin e blerjes së librave dhe mjeteve mësimore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të paktën 90 të vdekur nga uragani Helene në SHBA

Story i radhës

E hënë, 30 shtator 2024; Demi e mbyll mbarë muajin

Të fundit nga

ShkoLartë