Në një periudhë njëvjeçare janë prerë mbi pesë mijë drunj

min lexim

Zyrtarët thonë se me këto kapacitete është e pamundur të ruhen pyjet Dëmtimi i pyjeve po ndodh pamëshirshëm në Kosovë. Inspektorati i Agjencisë Pyjore të Kosovës ka mjaft të dhëna rreth këtyre dëmeve. Numri i vogël i rojeve të pyjeve dhe kompetencat e përziera e bëjnë të vështirë ruajtjen e pijeve.

Ndryshimet në ligjin për pyjet mund të japin shpresë për ta përmirësuar këtë situatë. 

Prerja ilegale e pyjeve nuk është dukuri e rrallë në Kosovë. Zyrtarët shtetëror thonë se kanë identifikuar keqbërësit, por ata nuk po e marrin dënimin e merituar.

Inspektorët nga Agjencia e Pyjeve thonë se ky është një nga rastet kur mali dëmtohet pamëshirshëm. 

Besim Zogu, Drejtori e Inspeksionit në Agjencinë Pyjore, thotë se rojat e pyllit kanë lëshuar edhe gjoba për këtë krim mjedisor. 

Me ndryshimet ligjore që planifikohen të ndodhin në Kuvend, Agjencia e Pyjeve i merr përgjegjësitë e ruajtjes së pyjeve. 
Ndihmë në menaxhim të pyjeve po japin edhe organizatat ndërkombëtare, por edhe ekspertë nga FAO – Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 

Ministria e Bujqësisë po punon në hartimin e strategjisë afatgjate të mbrojtjes së pyjeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shenjat më me fat nën çarçafë këtë fundjavë

Story i radhës

Moti në Shqipëri për ditën e sotme

Të fundit nga