Në një lidhje me Brad Pitt? Emily Ratajkowski thyen heshtjen

Emily Ratajkowski ka reaguar më në fund pas thashethemeve se është në një lidhje me aktorin Brad Pitt. Modelja foli për ndarjen nga Sebastian Bear-McClard në një intervistë për ‘Variety’.

“Jam beqare për herë të parë në jetën time dhe thjesht ndihem sikur po shijoj lirinë e të mos jem shumë e shqetësuar për mënyrën se si po perceptohem”,- tha 31-vjeçarja.

“Një nga gjërat për të cilat shkruaj në esenë e fundit të “My Body” ka të bëjë me kontrollin dhe llojin e të kuptuarit se një nga mënyrat më të mira për të qenë në të vërtetë e lumtur dhe për të pasur një farë kontrolli është ta lësh të shkojë”,- vazhdoi ajo.

Ndërsa Ratajkowski, ende nuk ka thyer heshtjen për thashethemet se ajo është takuar me aktorin 58-vjeçar, burimet thonë se dyshja po i mbajnë gjërat të fshehta mes betejës së tij për kujdestarinë e fëmijëve që ka me Angelina Jolie.

“Brad ka qëndruar në heshtje dy vitet e fundit. Ai shqetësohet se Angelina do t’u flasë keq fëmijëve të tyre për të, nëse ai do të nisë të ketë një lidhje serioze”,- tha një burim i brendshëm muajin e kaluar.

Ratajkowski, e cila kohët e fundit doli si biseksuale, bëri kërkesë për divorc nga producenti në fillim të këtij viti, mes thashethemeve për tradhti nga ana e tij. Përkundër faktit se Ratajkowski dhe Pitt janë parë së bashku disa herë, burimet thonë se ata nuk janë ende në lidhje zyrtarisht.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nikollovski: Me ndryshimet e reja ligjore, tokën e papunuar private do të mund ta japim për shfrytëzim

Story i radhës

Mariçiq: Raporti i Komisionit Evropian duhet të jetë motivim

Të fundit nga