Emily Ratajkowski ka reaguar më në fund pas thashethemeve se është në një lidhje me aktorin Brad Pitt. Modelja foli për ndarjen nga Sebastian Bear-McClard në një intervistë për ‘Variety’.
“Jam beqare për herë të parë në jetën time dhe thjesht ndihem sikur po shijoj lirinë e të mos jem shumë e shqetësuar për mënyrën se si po perceptohem”,- tha 31-vjeçarja.
“Një nga gjërat për të cilat shkruaj në esenë e fundit të “My Body” ka të bëjë me kontrollin dhe llojin e të kuptuarit se një nga mënyrat më të mira për të qenë në të vërtetë e lumtur dhe për të pasur një farë kontrolli është ta lësh të shkojë”,- vazhdoi ajo.
Ndërsa Ratajkowski, ende nuk ka thyer heshtjen për thashethemet se ajo është takuar me aktorin 58-vjeçar, burimet thonë se dyshja po i mbajnë gjërat të fshehta mes betejës së tij për kujdestarinë e fëmijëve që ka me Angelina Jolie.
“Brad ka qëndruar në heshtje dy vitet e fundit. Ai shqetësohet se Angelina do t’u flasë keq fëmijëve të tyre për të, nëse ai do të nisë të ketë një lidhje serioze”,- tha një burim i brendshëm muajin e kaluar.
Ratajkowski, e cila kohët e fundit doli si biseksuale, bëri kërkesë për divorc nga producenti në fillim të këtij viti, mes thashethemeve për tradhti nga ana e tij. Përkundër faktit se Ratajkowski dhe Pitt janë parë së bashku disa herë, burimet thonë se ata nuk janë ende në lidhje zyrtarisht.