Në New York kufomat e njerëzve do të mund të riciklohen në plehra

January 2, 2023
1 minut lexim

Në shtetin e New York-ut në SHBA u miratua projektligji që lejon që trupat e njeriëzve të mund të transformohen në plehra pas vdekjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat amerikane, guvernatori i New York-ut, Kathy Hochul, nënshkroi projektligjin që autorizon riciklimin e kufomave në plehra në këtë shtet.

Sipas legjislacionit të ri, pasi njerëzit vdesin në New York, trupat e tyre mund të shndërrohen në plehra në mënyrë natyrale.

Në procesin në fjalë, kufoma vendoset në një “arkivol” që përmban materiale bimore si tallash, tërfil dhe kashtë.

Përzierja e bimëve në arkivol ofron një mjedis të përshtatshëm për mikrobet natyrale që të dekompozojnë trupin shpejt dhe në mënyrë efektive. Mikrobet e dekompozojnë trupin mesatarisht brenda një muaji.

Katrina Spade, themeluesja e kompanisë me emrin “Recompose”, me seli në SHBA, e cila ofron shërbimin e shndërrimit të kufomave të njerëzve në plehra, deklaroi se kjo është një alternativë për preferencat funerale të njerëzve të ndjeshëm ndaj mjedisit.

Spade deklaroi se kjo metodë, e quajtur gjithashtu “kompostim”, lëshon më pak karbon sesa varrimi ose djegia.

Në SHBA, shteti i Washington-it në vitin 2019 legalizoi për herë të parë “transfomimin e kufomave të njerëzve në plehra”. Ky projektligj u miratua në Kolorado dhe Oregon në vitin 2021, dhe në vitin 2022 edhe në Vermont dhe Kaliforni.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Erdoğan: Eksportet e Türkiye-s arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në vitin 2022

Story i radhës

​Çeku: 2023-ta, vit i realizimit të projekteve në sport

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë