Pas kronikës së transmetuar në Ora News për 72-vjeçarin Hysen Shehu, i cili kërkoi ndihmë për një krevat ortopedik, stafi i televizionit ja plotësoi dëshirën.Një punonjëse e televizionit bëri të mundur krevatin për 72- vjeçarin, ndërsa në ndihmë të tij erdhi dhe Fondacioni Fundjava Ndryshe, duke i dhuruar dyshekun por dhe një pako ushqimore.
Pas materialit te transmetuar në Ora News, dhjetëra persona i kanë ardhur në ndihmë 72-vjeçarit Hysen Shehu.
Prej vitesh ishte detyruar të qëndronte pa lëvizur nga shtrati për shkak të sëmundjes, ndaj në mungesë të shtetit apeloi te bashkëatdhetarët.
“Një krevat ortopedik.”
Një punonjëse e televizionit i siguroi një krevat ortopedik për ti dhënë munësinë e lëvizjeve sado pak minimale, e Fundjava Ndryshe kontribuoi me dyshekun ortopedik, i domosdoshëm, por edhe me pako ushqimore e veshëmbathje.
Pa këmbë por pa shtrat, kërkesa e vetme e 72 vjeçarit është sigurimi i një krevati ortopedik
Apeli i bërë në emisionin “Ora Juaj” bëri që shumë shikues të dhuronin vlera monetare, me të cilat stafi siguroi dhe një dyshek që shërben për dekupitimin dhe ajrimin për të garantuar një shtresë më të përshtatshme për personat që qëndrojnë gjatë gjithë kohës në krevat.
Teksa hymë në shtëpinë e Hysenit, emocionet e tij janë të mëdha.
“Jeni një televizion shumë serioz dhe shumë i shpejtë. Treguat kulmin e shpejtësisë dhe shpirtit të madh, isha prindi juaj. Nuk kam fjetur gjithë natën, ka qenë nata më e lumtur e imja” thotë ai mes lotëve.
Me lot në sy ai falenderon stafin e Ora News, Fundjavën Ndryshe dhe çdokënd që e ka ndihmuar.
“Jam shumë i lumtur. Nuk do ti harroj kurrë këta njerëz shpirtmirë, me zemër të madhe që më ndihmuan, një njeri fatkeq si puna ime.”
Bamirësia e vërtetë është dëshira për të qenë të dobishëm për të tjerët pa menduar për shpërblimin.