Opozita i kërkoi sqarime Ministrisë së Mbrojtjes për ushtarakun Ermal Dinoshi, i cili pasi zhvishte uniformën punonte në shtëpi bari në Holandë.
Përfaqësuesit e ministrisë refuzuan të japin të dhëna mbi ve ndodhjen e tij dhe veprimet e marra nga organet për rastin në fjalë.
Zv. Ministrja e Mbrojtjes: I nderuar deputet FA dhe Ministria e Mbrojtjes nuk mund të identifikohen me një rast të vetëm që ka ndodhur do ndiqen gjithë hapat ligjor dhe përgjegjësia është personale.
Përgjigja e zëvendës ministres së Mbrojtjes ishte e pamjaftueshme për demokratët të cilët akuzuan mazhorancën se po mbron skandalin e ndodhur ne radhët e Forcave të Armatosura.
Bardhi: Nuk është përgjegjësi personale por është dështim i gjithë institucioneve të Ministrisë së Mbrojtjes përfshirë shërbimin informativ ushtarak. Këtë historinë e përgjegjësisë personale lërja dikujt tjetër. Këtu ka dështim duke nisur nga ministri Mbrojtjes.
Majko: Gazi i përket brezit që se ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak se ishte shfuqizu ligji. Ndaj mosnjohja e strukturave ushtarake ka kuptim. S’kemi të bëjmë me gjithë piramidën e forcave të armatosura por me një ngjarje të rëndë që s’i fajëson gjjthë forcat.
Top Channel raportoi të shtunën se ushtaraku Ermal Dinoshi pjesë e misioneve të NATO-s në Holandë, është vënë në ndjekje penale nga policia vendase pasi dyshohet se në bashkëpunim me disa persona që përshtatën një banesë për rritjen e hashashit.