Në Mushtisht të Suharekës përurohet qendra për qëndrimin ditor të pensionistëve

September 4, 2024
1 minut lexim

Në fshatin Mushtisht të Suharekës është përuruar qendra për qëndrimin ditor të pensionistëve. Sipas zyrtarëve komunalë krahas qeverisë lokale që ka mundësuar renovimin e ish-ndërtesës së Qendrës së Mjekësisë Familjare, në këtë projekt ka investuar edhe mërgimtari Ismet Shala, duke e kompletuar këtë qendër me pajisjet e nevojshme për të moshuarit.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në ceremoninë e përurimit ka shprehur mirënjohje për kontributin e ofruar nga mërgimtari për të mirën e banorëve të kësaj ane.

“Po më vjen mirë që ka ardhur një kohë që dikush së paku me u kujdes për pensionistët, pasi që këta kanë punuar gjatë gjithë jetës, kanë sjellë mjete  e kanë zhvilluar fshatin dhe Komunën, dhe tani e kanë një vend për me u taku”, ka thënë Muharremaj.

Ai ka theksuar se ky nuk është projekti i vetëm për banorët e fshatit Mushtisht, meqë do të ketë edhe investime tjera nga ana e Komunës.

Komuna e Suharekës në Mushtisht, në vitin 2022, pat përuruar ndërtesën e re të Qendrës së Mjekësisë Familjare. Ndërsa ish-ndërtesa e QMF-së tashmë është shndërruar në Qëndrim Ditor për Pensionistët, e cila qendër do të menaxhohet nga Shoqata e Pensionistëve të këtij fshati.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky thotë se inkursioni në Rusi ndihmon në “planet për këmbim”

Story i radhës

Në internet po qarkullon një ‘dokument’ që tregon se lidhja e Taylor Swift me Travis Kelce ishte e gjitha një strategji marketingu

Të fundit nga

ShkoLartë