ne minatori sot zhvillohet finalja e katert ndermjet trepces dhe yllit 6298645599899

​Në “Minatori” sot zhvillohet finalja e katërt ndërmjet Trepçës dhe Yllit

June 2, 2022
1 minut lexim

Sot me fillim nga ora 20:30 do të zhvillohet finalja e katërt e “Play-off”it ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra nga Theranda po udhëheq në serinë finale 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore do të fitojë titullin e kampionit.

Në dy takimet e para fitoi Ylli, me shifrat 63:62 dhe 46:60 në Mitrovicë, kurse ndeshjen e fundit në Therandë, e fituan ‘Xehetarët’ me rezultat 55:58.

Dy nga tri takimet sollën dramë deri në sekondat e fundit, duke arsyetuar epitetin e finales, ndërsa përballje e zjarrtë pritet edhe sot në “Minatori” të Mitrovicës, ku interesimi është i jashtëzakonshëm për finalet.

Këto dy skuadra ishin më të mirat në garat e rregullta, ku Ylli përfundoi garat në vendin e parë, ndërsa Trepça ishte e dyta. Kampionët eliminuan Sigal Prishtinën në gjysmëfinale të “Play-off”-it, kurse fituesit e Kupës ishin më të mirë se Peja.

Në garat e rregullta u përballën katër herë, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ushtria izraelite vret dy palestineze 6298644978810
Story i mëparshëm

Ushtria izraelite vret dy palestinezë

rustemi ndajme 20 2 milion euro per lidhjen e re rrugore kercove diber 6298661e861a9
Story i radhës

Rustemi: “Ndajmë 20.2 milion euro për lidhjen e re rrugore Kërçovë – Dibër”

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti
ShkoLartë