Në mesditë vazhdon debati për zgjedhjen e ministrave të rinj

February 24, 2023
1 minut lexim

Mbrëmë vonë përfundoi seanca e Kuvendit, ku debatohet për zgjedhje ne ministrave të rinj, ndërsa vazhdimi u caktua për sot në ora 12:00.

Deputetët debatojnë për zgjedhje të ministrave të rinj, të propozuar nga Qeveria – Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova ministre e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën e 104-të, e cila filloi dje, e kërkoi besimin nga deputetët për formimin e Qeverisë që siç u shpreh ai më stabile, më të suksesshme, më efikase dhe të përqendruar.

Deputetët nga opozita potencuan se kryeministri nuk ka thënë asgjë për propozimet e reja për ministra dhe pse ata janë më të mirë se ata paraprakë. Ata akuzuan se tre nga propozimet për ministrat kanë qenë bashkëpunëtorë të pushtetit paraprak, respektivisht, siç thanë, “ata që i kanë sulmuar për krim dhe korrupsion”.
Në seancën e 104-të duhet të shkarkohen edhe zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshyqur Abedini dhe Lulzim Aliu dhe të zgjidhen zëvendësit e tyre.

Në fillim të seancës, e cila filloi më 13 shkurt, janë konstatuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Ambientit Jetësor, Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrave të Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

206 shoferë të gjobitur në Shkup, 59 për tejkalim të shpejtësisë

Story i radhës

SHBA-ja planifikon të hapë të paktën dy qendra të mëdha për prodhimin e çipave

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka

Prishtina e Re nuk ka të ndalur

Prishtina e Re nuk ka të ndalur në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupi B. Rezultatet  Fushë Kosova – Prishtina e Re 1:2 Vjosa – Ramiz Sadiku 0:1 KEK-u –
ShkoLartë