Në Maqedoni ka mbi 300 familje të cilat përkujdesen për fëmijët me probleme sociale dhe shëndetësore

min lexim

Tre fëmijë me rreziqe të ndryshme sociale dhe shëndetësore janë pjesë e familjes kujdestare Goshevi nga Shkupi.

Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, familja ia doli plotësisht të krijojë një atmosferë familjare që ka një rëndësi të madhe për zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve, me ç’rast ka inkurajuar dhe shumë familje të tjera që të veprojnë njejtë.

Projekti për ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi, nga ana tjetër, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për të moshuarit dhe të dobëtit dhe personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për të.

Komuna e Butelit dhe Çuçer Sandevo në bashkëpunim me organizatën Adra janë të parat në të cilat po fillon të realizohet ky shërbim.

Sipas ministres, ky shërbim social ka një efekt të dyfishtë, përveç që kujdeset për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, synon edhe punësimin dhe trajnimin e kujdestarëve që kujdesen për të njëjtët persona.

Aktualisht në vend numërohen 324 familje kujdestare, të cilat strehojnë gjithsej 576 përfitues.

Projekti është zbatuar në 22 komuna.

Story i mëparshëm

Meunier i quan “propagandë” raportimet për kalimin në United

Story i radhës

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, lëndohen shtetas të Maqedonisë

Të fundit nga